Korea e Jugut miraton qeverinë e re

08/08/2010 13:10

Presidenti i Koresë së Jugut Li Myung-bak emëroi kryeministër Kim Tae-ho i cili nisi menjëherë riformatimin e kabinetit qeveritar.

Zëvendësimi i kryeministrit u shoqërua edhe me ndryshimin e posteve në 7 ministritë kryesore.

Kim Tae-ho mori postin e shefit të kabinetit të Seulit pas dorëheqjes së Çung Un-çan i cili humbi mbështetjen e parlamentit për të ndaluar zhvendosjen e zyrave të qeverisë jashtë kryeqytetit, Seul.  

Top Channel