Kolumbi, betohet presidenti Santos

08/08/2010 14:10

Që prej ditës së shtunë Kolumbia udhëhiqet nga një president i ri i cili ka premtuar luftë ndaj korrupsionit, varfërisë, drogës si dhe ka ftuar grupet rebele të ulin armët dhe të kthehen tek tavolina e dialogut.

Huan Manuel Santos kreu betimin ditën e djeshme ku veç përparësive të qeverisjes së tij në politikën e brendshme premtoi përpjekje për normalizim të marrëdhënieve me fqinjët, Ekuadorin dhe Venezuelën.

Pas betimit të tij dhe deklaratës për fqinjësi të mirë, kreu i ri i Bogotas ka marrë një ftesë për takim kokë për kokë nga presidenti i Venezuelës Hugo Çavez i cili ndërpreu pak kohë më parë marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë pas akuzave të kësaj ku këmbëngulej se Karakasi strehonte rebelët e FARC-ut.

Top Channel