Irak, 7 viktima nga shpërthimi i bombës në Ramadi

08/08/2010 12:55

Shpërthimi i një bombe në perëndim të Irakut shkaktoi vdekjen e të paktën 7 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Shpërthimi ka ndodhur në qendër të qytetit të Ramadis dhe autoritetet vendase pohojnë se eksplozivi ka qënë vendosur në afërsi të një restoranti.

Ndërka shkon në 43 numri i viktimave si pasojë e sulmit të trefishtë me bomba të ndodhur në qytetin e Basras.

Top Channel