Dënimi me vdekje i iranianes, Lula: E pakonceptueshme

08/08/2010 11:15

Rasti i Sakineh Mohamadi Ashtiani, gruas së dënuar me vdekje në Iran për imoralitet dhe tradhëti bashkëshortore duket se po ftoh marrëdhëniet e mira diplomatike mes Brazilit dhe Iranit.

Në nje deklaratë për mediat presidenti brazilian, Lula u shpreh kundër ketij dënimi dhe e cilësoi si “të pakonceptueshëm për të si i krishterë”. Megjithatë, theksoi kreu i shtetit brazilian, ligjet e vendeve të tjera duhen respektuar.

“Shteti nuk ka të drejtë të vrasë një njeri. I kërkoj qeverisë iraniane të anulojë vendimin. Megjithatë nuk mund të apeloj pasi ligjet e nje shteti tjetër duhen respektuar”, tha Lula.

Brazili ofroi pak ditë më parë azil për iranianen Sakineh Mohamadi Ashtiani e dënuar me ekzekutim me gurë në shesh, por kërkesa braziliane u hodh poshtë prej autoritetetve të Republikës Islamike.

Top Channel