Afganistan, vriten 5 ushtarë të ISAF

08/08/2010 13:35

Pesë ushtarë të kontigjentit të ISAF-it ghjetën vdekjen në 24 orët e fundit në Afganistan.

Lajmi njoftohet nga vetë ISAF në Kabul ku thuhet se 2 prej ushtarëve gjetën vdekjen nga shpërthimi i bombave artizanale ndërsa 3 nga një sulm rebelësh.

Ndërkaq Danimarka deklaroi se 2 prej ushtarëve të vrarë ishin pjesë e kontigjentit të saj. Viktimat më të fundit e çojnë në 11 numrin ushtarëve të ISAF-it të vrarë për muajin gusht dhe 422 numrin e të vrarëve për 2010.

Top Channel