Zjarret, gjunjëzohet Moska

07/08/2010 11:45

Moska është gjithnjë e më shumë në gjunj për shkak të tymit që e ka përfshirë tashmë prej pothuajse dy javësh.

Edhe mëngjesin e sotëm, pashmëria është pakësuar dukshëm, por aeroportet për momentin funksionojnë.

Temperaturat pritet të arrijnë sot në 39 gradë celcius.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të evitohet dalja nga shtëpia pa maska.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme britanike kanë paralajmëruar shtetasit e tyre mbi rreziqet që hasin nëse udhëtojnë në kryeqytetin rus.

Top Channel