
Bllokohet në urën e Matit për rreth 3 ditë transporti i automjeteve të tonazheve të rënda.
Shkak për këtë është bërë vendosja e tabelave në dy krahet e urës, sipas të cilave në urë nuk duhet të kalojnë automjetet me tonazhe të rënda me peshë jo mw shumë se 24 tonë.
Ky kufizim ka shkaktuar reagimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë.
“Taskat i paguajmë të gjitha, por na gjobisin sa herë kalojmë këtu”, shprehet një shofer.
Drejtuesve të automjeteve iu është kërkuar që të shkarkojnë mallin që të plotësojnë peshën e lejuar prej 24 tonë për kalimin e urës.
Ato janë gjobitur disa herë për kalimin e urës, gjë që ka bërë rrezikimin për bllokimin e lejeve të drejtimit.
Ura e Matit është tejet e amortizuar dhe sipas specialistëve nuk përballon ngarkesa të mëdha, ndërkohë që mbi këtë urë kalojnë çdo ditë me qindra kamionë të rëndë me mineral kromi që rrezikojne shembjen e saj dhe izolimin e gjithë zonës.
Top Channel