Shpërthim fatal në jug të Irakut

07/08/2010 21:50

Një shpërthim ka vrarë të paktën 14 persona dhe plagosur 35 të tjerë në qytetin jugor të Basras, në Irak.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave ka qenë një gjenerator që ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një treg të populluar të qytetit.

Pas shpërthimit të plagosurit janë marrë dhe janë dërguar me ambulanca për në spital, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se shpërthimet mund të kenë qenë dy.

Autoritetet irakene të sigurisë kanë deklaruar se është ende herët për të përcaktuar se cfarë mund t’i ketë shkaktuar ato.

“Ne kemi nisur hetimet. Por nuk e dimë nëse ishte nje akt terrorist apo dicka tjetër”, ka deklaruar Ali al Maliki, kreu i komitetit të sigurisë në Basra.

Top Channel