Francë, nis cmontimi i kampeve të romëve

07/08/2010 17:10

Në Francë ka nisur cmontimi i kampeve ilegale të romëve, pas një urdhëri të presidentit Sarkozy për heqjen e qindra kampeve të tilla.

itën e premte rreth 100 persona u lëvizën pasi policia boshatisi një kamp në qendër të qytetit Sant Etien.

Popullsia rome jetonte aty me kasolle të improvizuara dhe tenda të ngritura që prej muajit maj.

Ky është aksioni i parë që zhvillohet kundër tyre që kur presidenti Sarkozy njoftoi një javë më parë planin për të mbyllur 300 kampe ilegale në tre muajt e ardhshëm.

Presidenti deklaroi gjithashtu se anëtarët e komunitetit rom që janë përfshirë në prishje të rendit publik do të dëbohen menjëherë nga vendi.

Urdhëri i pallatit Elize u dha si kundërpërgjigje ndaj sulmit që u bë muajin e kaluar ndaj një stacioni policie në qytetit Lugina Lërua, nga një grup romësh.

Top Channel