Castro, fjalim në asamblenë kombëtare

07/08/2010 18:45

Ish-lideri kubanez Fidel Castro ka bërë fjalimin e tij të parë në asamblenë kombëtare që kur u tërhoq për shkak të gjëndjes shëndetësore 4 vjet më parë.

Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe duartrokitën shfaqjen e Castro, i veshur me kostumin e tij tradicional ngjyrë ulliri, por pa distinktivin e komandantit.

Në fjalimin e tij të shkurtër, 83 vjecari foli për kërcënimin e luftës bërthamore, që mund të shpërthejë sipas tij për shkak të përplasjeve mes SHBA dhe Iranit.

Vëllai i tij Raul, që mori vendin e tij si president, ishte i pranishëm në sallë. Ishte hera e parë që ata shfaqeshin të dy së bashku në publik, që kur Fidel Castro u tërhoq.

Top Channel