Veliaj: Qeveria ka ndikuar në uljen e besimit

05/08/2010 21:30

Duke folur për situatën politike, kreu i G99-ës Erion Veliaj ka deklaruar në “Top Story” se “këtë vit jemi rritur si komb pasi kemi kuptuar se duhet të reagojmë ndaj padrejtësive që na bëhen”.

Ai theksoi se tek qytetarët ka humbur besimi dhe qeveria ka qenë kontribuesja kryesore në këtë fenomen.

“Ky vit ka qenë vit sensibilimi për ne se ka diçka që nuk shkon me mungesën e fair play-t në Shqipëri. Jemi kthyer në një shoqëri dyshuese ku më mirë të jemi skeptik për diçka sesa të futemi në një hangarë. Qeveria ka qenë një kontribuese aktive në mungesën e këtij besim”, është shprehur Veliaj.

Top Channel