Vera e nxehtë ndryshon ngjyrat e veshjeve

04/08/2010 20:35

Vera ka sjellë një tjetër modë edhe në Tiranë. Stilistët thonë se janë ngjyrat e ndezura që sundojnë në prodhimin e veshjeve për gra, ndërkohë që prerja ka rikthyer modën e viteve ‘80.

“Sic pritej, e dinim që kjo verë do të ishte e nxehtë me ngjyra. Vitet 80 janë rikthyer fuqishëm tashmë”, deklaron stilisti Ardi Asllani.

Sipas tij, veshjet e preferuara nga femrat shkojnë drejt një beli shumë të ngushtë, shpatullash të gjera dhe një gjoksi të dukshëm.

Ndërkohë që robabanjot, shton ai, po lëvizin drejt atyre me shkëlqim, me gurë të qëndisur dhe bizhuteri.

Top Channel