Ushqimi, helmohen 38 fëmijë

04/08/2010 15:30

38 fëmijë të moshës 10-13 vjec të një shoqate fetare nga Elbasani janë helmuar nga ushqimi në fshatin Voskopojë. (UPDATE)

Fëmijët kanë qenë në kamp veror dhe pasi kane konsumuar ushqim  kanë shfaqur probleme shëndetësore.

“Hëngra fileto pule, sallatë, pilaf dhe patate. Në drekë ndjeva dhimbje, ndërsa tani jam më mirë”, tregon një prej tyre.

6 prej fëmijeve që kanë shfaqur probleme janë transportuar menjëherë drejt spitalit pediatrik të Korcës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa fëmijët e tjerë që kanë simptoma më të lehta kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kampit e më pas janë dërguar në shtëpi.

Mjekët e spitalit pediatrik në Korcë thonë se fëmijët janë helmuar nga ushqimi dhe dy prej tyre kanë qenë në gjëndje më të rëndë shëndetësore.

“Janë paraqitur në urgjenca 6 fëmijë për shkak të helmimit nga ushqimi. Ata kishin të vjella, dobësi trupore, etj. Janë vënë në mjekim dhe sot ata janë në gjëndje të mirë. Shpresoj se deri më darkë do të bëhen më mirë dhe të shkojnë në shtëpi”, ka deklaruar shefi i shërbimit të pediatrisë, Luan Belortaja.

Fëmijët mendohet të kenë konsumuar prodhime mishi të ndenjur. Ka qenë një grup prej 80 fëmijësh në ekskurison në Voskopojë, por vetëm 38 prej tyre janë helmuar.

Ndërkohë, një grup nga Drejtoria e shëndetit publik kanë nisur verifikimet për ushqimet që janë konsumuar nga femijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA