Shtohen helmimet nga ushqimi

04/08/2010 15:45

Qindra fëmijë dhe të rritur janë prekur këto ditë nga virozat e stinës dhe helmimet. Në urgjencën e pediatrise por edhe tek infektivi, paraqiten cdo ditë rreth 90 persona me të vjella dhe diare.

“Ashtu si dhe në korrik, edhe gushti ka të njëjtin fluks, rreth 90 të shtruar në ditë. 1/3 e rasteve janë helmime nga ushqimi”, deklaron specialistja Ermira Cuko.

Një pjesë e të sëmurëve janë helmuar me ushqime të cilat i kanë konsumuar jashtë por edhe brenda ambjenteve të shtëpisë. Ndaj, mjekët këshillojnë që të gjithë personat të tregojnë kujdes ndaj ushqimeve që konsumojnë.

“Kujdesi duhet të jetë tek uji i pijshëm dhe ushqimet, që nuk duhet të konsumohen pasi kanë qëndruar 8 orë në diell, por duhet të konsumohen të freskëta”, sqaron Cuko.

Gjatë pasdites së të mërkurës pritet të ketë reshje shiu në një pjesë të madhe të vendit. Por bregdeti nuk do të preket nga këto ndryshime të motit.

“Për ditën e sotme mund të kemi reshje që do të prekin veri-lindjen dhe jug-lindjen, ndërsa nesër presim një përmirësim të kushteve të motit. Të enjten do të ketë rritje të temperaturës, ndërsa të premten do ketë një rënie”, deklaron meteorologia Elsa Gjoni.

Temperaturat pritet të rriten në fundjavë me tre gradë celsius, por i nxehti do të ndihet më tepër në fillim të javës së ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA