Shkodër, shkollë për ekoturizmin

04/08/2010 16:40

Pozicioni gjeografik i qytetit të Shkodrës, rrethuar nga liqeni, deti, lumenjtë dhe malet, të cilat krijojnë mundësinë e një turizmi të shumfishtë, ka nxitur profesorë dhe akdemikë në këtë qytet të organizojnë një shkollë verore për ekoturizmin.

Për 2 javë, në mabjentet e Fakultetit të Shkencave Shoqërore “Luigj Gurakuqi”, do të marrin leksione mbi zhvillimin e turizmit me profesorë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Kemi zgjedhur si më të profilizuar ekoturzimin, sepse rajoni i Shkodrës është tipik për këtë lloj turizmi. Është një treg që është gjithmonë në rritje. Ka njerëz që duan të largohen nga rrëmujat dhe të gjejnë qetësi këtu”, deklaron Mahir Hoti, drejtor ekzekutiv i shkollës verore.

Ata të cilët frekuentojnë këtë shkollë, përvec leksioneve kryejnë edhe praktikë në Theth, në Kotorr të Malit të Zi, në zona turistike për të prekur nga afër vlerat turistike të zonës së tyre.

Pasi përfundojnë këtë shkollë ata pajisen me një certifikatë, përmes të cilës mund të punësohen më pas nëpër agjenci turistike në qytetin e Shkodrës.

Kjo degë është më tepër e frekuentuar nga ata që kanë përfunduar studimet e larta, por pse jo dhe studentë të cilët e shikojnë si një mundësi që u hap rrugë në tregun e punës.

Top Channel