Shkodër, kanos të kushëririn, pranga të riut

04/08/2010 09:50

Kanos me armë të kushëririn, pranga një 21-vjeçari nga Shkodra. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se Renato Malocaj është prangosur nga policia, pasi ka kanosur të kushëririn Anton Malocaj.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, kur 21-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me të kushëririn, ka shkuar pranë shtëpisë së tij duke qëlluar me automatik në ajër.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, që kanë bërë arrestimin në flagrancë të 21-vjeçarit Renato Malocaj.

Policia ka sekuestruar dhe armën e zjarrit tip automatik që ky shtetas e mbante pa leje.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “kanosjes me armë zjarri” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Top Channel