Shkodër, arrestohen dy kryepleq
04/08/2010 19:10
Dy kryepleq të dy fshatrave në komunën Pult të Shkodrës, në zonën e Dukagjinit, janë arrestuar nga policia nën akuzën e moskallëzimit të krimit, pasi në zonën e tyre janë gjetur të kultivuara bimë narkotike të tipit kanabis sativa.
Të arrestuarit janë shtetasit Gjon Bunga, 48 vjec, kryeplak i fshatit Plan dhe Gjon Nika, kryeplak i fshatit Ngulle.
Sipas policisë, kryepleqtë nuk kanë informuar forcat e rendit në lidhje me faktin se në zonat ku ata ushtrojnë detyrën janë kultivuar bimë narkotike.
Brenda një muaji në Shkodër janë vënë në pranga katër kryepleq dhe dy inspektorë të policisë pyjore, nën akuzën e fshehjes së kultivimit të bimëve narkotike.
Top Channel