PS: Po rritet borxhi publik
04/08/2010 16:35
Opozita kritikoi sot qeverinë se po con ekonominë drejt falimentimit duke rritur në shifra galopante borxhin.
Deputeti socialist Ilir Beqja tha se pasoja e keqqeverisjes dhe abuzimit është duke i paguar shtresa më e varfër e shoqërisë.
“Borxhi publik vazhdon të rritet, niveli i borxhi ka kapur shifra marramendëse për vende si i joni, plot 7.3 miliardë dollarë. Secili prej nesh ka një borxh prej 2300 dollarësh, përfshirë fëmijët që sapo lindin. Kjo qeveri, që vodhi votat dhe që tani që po rrënon ekonominë, nuk i nevojitet shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe për këtë duhet të largohet një orë e më parë”, ka deklaruar Beqja.
Top Channel