Durrës-Morinë, humb jetën 25 vjeçari

04/08/2010 08:20

Një aksident me pasojë vdekjen e një 25 vjeçari ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në autostradën Durrës-Morinë.

Alfred Nerguti ka mbetur i vdekur pasi makina e tij tip “Benz Mercedes” ka dalë nga rruga.

Sipas policisë, shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit.

Top Channel