Berat, grindje banale, plagoset 42 vjecari

04/08/2010 22:20

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Beratit, ku një një 42 vjecar ka mbetur i plagosur për shkak të një grindjeje banale.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Elmaz Lika u plagos me thikë nga shtetasi Gentian Kanani.

Ky i fundit, sqarojnë burimet, pati një grindje me të birin e 42 vjecarit, Ardian Lika, i cili e ka goditur i pari me një levë në kokë.

Kanani ka reaguar duke sulmuar 22 vjecarin dhe në momentin që babai i të riut ka ndërhyrë për ta mbrojtur është goditur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit, ku të pranishmit njoftuan menjëherë policinë.

Top Channel