Zemra e mirë ngadalëson plakjen e trurit

03/08/2010 10:23

Mbajtja e zemrës në formë mund të ngadalësojë vjetërimin e trurit të njeriut.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Bostonit zbuluan se personat e shëndetshëm me zemër të ngadaltë, që qarkullon më pak gjak, kanë tru më të plakur se të tjerët.

Nga 1500 persona të studiuar, grupi vëzhgoi se truri tkurret me kalimin e viteve. Por një aktivitet i ngadaltë kardiak e vjetëron atë dy vjet para kohë, thonë studiuesit.

Lidhja në fjalë u verifikua tek persona të rinj, rreth moshës 30 vjec, që nuk kanë pasur probleme me zemrën, si dhe tek persona më të vjetër që kanë pasur probleme të tilla.

Top Channel