Të huajt kërkojnë kulturën

03/08/2010 16:15

Të huajt që vizitojnë Shqipërinë, më shumë se për plazhet dhe bregdetin, janë të interesuar dhe frekuentojnë dhe vizitojnë objektet historike dhe ato të trashëgimisë kulturore, apo të udhëtojnë për të shijuar bukuritë e natyrës.

Në përgjithësi të huajt që vizitojnë Shqipërinë kanë njohuri mbi vendin tonë. Ata preferojnë të vijnë në stinën e verës dhe të vjeshtës.

Por në Shqipëri mungon infrastruktura e domosdoshme për orientimin e të huajve, drejt pikave turistike dhe objekteteve të trashëgimisë kulturore.

Të huajt këtu hasin vështirësi pasi në ato qytete ku frekuentohet ky lloj turizmi, mungojnë botime ku flitet për vendet e Shqipërisë që përbëjnë histori.

Harta, guda e fletëpalosje, të cilat në vendet e tjera gjenden rëndom që në dogana, aeroporte, librari, hotele e kudo, në Shqipëri të duhet një guidë më vehte për të gjetur guidën.

Top Channel