Rikthehen aksidentet, 1 e vdekur në Korçë

03/08/2010 20:50

Një aksident i rëndë rrugor më pasojë vdekjen e një 55 vjeçarjeje ndodhi pasditen e sotme në Korçë.

Ngjarja tragjike u regjistrua në aksin rrugor nacional, Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Biticë ku 55 vjeçarja, Zena Ahmetlli e cila ndodhje bashkë me mbesën e saj u përplas nga një automjet i drejtuar nga shtetasi Aleks Xeka.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas verifikimeve të para prangosën shtetasin Aleks Xeka i cili drejtonte automjetin që përplasi për vdekje 55 vjeçaren Xeka. Megjithatë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Top Channel