Japoni, zhduket gruaja më e moshuar

03/08/2010 10:20

Gruaja më e moshuar në Tokio rezulton e zhdukur prej disa dekadash. Zbulimi u bë nga autoritetet japoneze, të cilat kryen një sërë kontrollesh nga të cilat rezultoi se burri më i vjetër i qytetit ka vdekur disa vite më parë.

Fusa Furuya, 113 vjec, është regjistruar se jeton me të bijën. Por kjo e fundit thotë se nuk e ka parë të ëmën që prej vitit 1980.

Sipas të dhënave të qeverisë, në Japoni ekzistojnë mbi 40 mijë qindravjecarë. Por zbulimi në Tokio ka vënë në dyshim shifrat.

Pavarësisht se konsiderohet si gruaja më e vjetër në kryeqytetin japonez, askush nuk është shqetësuar për të kontrolluar nëse zonja Furuya ishte ende gjallë.

Top Channel