Rrogozhinë, vëllai vret vëllanë

01/08/2010 12:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Rrogozhinës ku shtetasi Pëllumb Proshka ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga i vëllai, Dashnor Proshka.

Sipas informacioneve të para tragjedia familjare ka ndodhur brenda banesës së vëllezërve, ku 34 vjeçari Pëllumb Proshka u qëllua aksidentalisht nga i vëllai 39 vjeç Dashnor Proshka me armën tip automatik të cilën ata e zotëronin pa leje.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka kryer arrestimin e autorit Dashnor Proshka dhe po vijon hetimet për zbardhjen e mëtejshme të saj.

Top Channel