Chelsea e Marc thonë “po”

01/08/2010 11:20

Dasëm përrallore për ish-vajzën e parë Chelsea Clinton, bijën e ish-presidentit Bill Clinton dhe sekretares aktuale të Shtetit, Hillary Clinton.

30 vjeçarja i tha “po” në altar martësës me 32 vjeçarin financier, Marc Mezvinsky. Dy të rinjtë i premtuan dashuri të përjetshme njëri-tjetrit në Astor Court Estate, një perlë në brigjet e Hudsonit rreth 150 kilometra në veri të New York. Ritualet fetare në ceremoni në fakt kanë qënë të përgjithëshme duke patur parasysh besimet e dy të rinjve, Chelsea një protestante ndërsa Marc i besimit hebre.

Ceremonia duket se ka lënë të kënaqur edhe prindërit e Chelsea. Bill dhe Hillary, në një komunikatë të përbashkët shprehen mjaft të lumtur.

“Sot ndoqëm me një krenari të madhe ceremoninë e mrekullueshme të Chelsea dhe Marc në Astor Count, bashkë me familjen dhe miqtë tanë më të ngushtë. As që mund ta imagjinonim një ditë kaq perfekte për të celebruar nisjen e jetës së tyrë bashkëshortore dhe jemi mjaft të lumtur të mirëpresim Marc në familjen tonë”, thuhet në komunikatën e ish-presidentit Bill Clinton dhe Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Mediat amerikane folën për një ceremoni madhështore që sipas tyre llogaritej nga 3-5 milionë dollarë me shumë të ftuar vip, mes të cilëve edhe Oprah Winfrey, Stiven Spielberg e Barbaras Streisand etj. Megjithatë revista “People”, duke cituar burime nga familja Clinton shkruan se shpenzimet nuk tejkaluan 1 milion dollarët.

Top Channel