Fluks emigrantësh në Kapshticë

30/07/2010 22:15

Ashtu sikundër çdo vit një fluks i madh shqiptarësh që rikthehen në atdhe për pushime po regjistrohet në pikën doganore të Kapshticës.

Sipas raportimeve numri i shqiptarëve në radhë që presin për të hyrë në atdhe dhe që lënë punën e tyre në Greqi duke përfituar nga periudha e pushimeve verore është rritur ndjeshëm orët e fundit.

Megjithatë situata po përballohet si nga pala greke ashtu edhe nga ajo shqiptare. Dogana helene po punon me 5 sportele ndërsa ajo shqiptare me 6.

Sipas të dhënave doganore rreth 4800 emigrantë shqiptarë janë rikthyer në atdhe vetëm në 12 orët e fundit, ndërkohë që një fluks i madh hyrjeje pritet edhe në ditët në vijim.

Top Channel