Bono vox shërohet, turneu rinis pas 8 muajsh

30/07/2010 09:45

Bono Vox qetëson fansat duke premtuar rikthimin në skena pas operacionit në shtyllën kurrizore.

Lideri i bandës irlandeze U2 ka konfirmuar zhvillimin e turneut europian pas 8 muajsh në stadiumin “Olimpico” të Torinos. Bono Vox iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pak muaj më parë pas një shqetësimi në shtyllën kurrizore.

Nuk dihet ende cili ishte problemi i vërtetë për këngëtarin por tashmë ai po e merr veten plotësisht, duke siguruar se në të ardhmen U2 do vazhdojë të shkëlqejë në skenat boterore.

Top Channel