Lezhë, vrasje me armë në një piceri

23/07/2010 02:30

Vritet me armë zjarri në një piceri në Lezhë shtetasi Fabian Nika, rreth 25 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes, ku Nika është qëlluar disa herë me armë zjarri. Viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Pista e parë e ngritur prej tyre është ajo e vrasjes pas një zënke për motive banale. Uniformat blu deklarojnë se kanë identifikuar autorin e krimit por nuk bëjnë me dije identitetin e tij për arsye hetimi.

25 vjeçari Fabian Nika njihej në zonë si djali i një biznesmeni vendas.

Top Channel