Kriza nuk prek partitë politike

22/07/2010 08:55

Pothuajse të gjitha institucionet dhe njësitë publike janë prekur nga shkurtimi i buxhetit, përveç partive politike.

Duke parë listën me shpenzimet e reduktuara si pasojë e krizës në arkën e shtetit, vihet re se fondi për partitë politike mbetet i pandryshuar, me rreth 200 milionë lekë, kurse institucioneve të tjera u janë bërë shkurtime, dikujt më pak ose më shumë.

Disa parti politike, që kanë numër elektorati të pranueshëm, mund të përfitojnë nga buxheti i shtetit fonde që shkojnë për shpenzime dritash, telefon, paga apo mirëmbajtje ndërtesash, madhësia e çdo partie varet nga numri i votave, në bazë të së cilës caktohet edhe masa e buxhetit, përveç atij që jepet ekstra kur ka zgjedhje.

Top Channel