Konflikti me drejtorin, roja dëmton

22/07/2010 08:40

Një 45-vjeçar nga fshati Morin i Kukësit rrezikon burgun, sepse dëmtoi regjistrat e shkollës. Shtetasi me inicialet R.Sylaj ka dëmtuar këto ditë 18 regjistra të shkollës 9-vjeçare të viteve 2004 dhe 2005, duke i grisur dhe i bërë të papërdorshëm.

Syja, i cili punon si rojë në këtë shkollë, ka hyrë në mjediset e brendshme të shkollës, ku edhe ka kryer dëmin që prokuroria e vlerëson si çështje penale dhe ka vendosur ta ndjekë në gjendje të lirë. Ka qenë vetë drejtori i shkollës që ka konstatuar dëmin dhe ka bërë menjëherë denoncimin në organet kompetente.

Mësohet se roja ka deklaruar se ka pasur disa mosmarrëveshje administrative me drejtorinë dhe për këtë shkak ka prishur dokumentacion e dy viteve të shkollës, një dokumentacion që është e vështirë të ribëhet. Vitet e fundit ka pasur dëmtime dhe vjedhje të regjistrave të shkollës edhe në fshatin Shtiqen të komunës me të njëjtin emër.

Top Channel