Kanada, ekzekutohet 17 vjeçari shqiptar

17/07/2010 03:00

Vritet me armë zjarri në Kanada 17 vjeçari shqiptar, Adem Aliu.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Surrey-t, ku sipas autoriteteve vendase i riu shqiptar u qëllua për vdekje nga një 20 vjeçar, identiteti dhe kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur.

Mësohet se shqiptari bashkë me një grup të rinjsh në gjendje të dehur, godisnin makinat me gurë si dhe u shponin gomat. Agresori ishte pronari i një makine e cila është dëmtuar prej shqiptarit, dëmtim i cili ka sjellë edhe reagimin ekstrem të 20 vjeçarit që pas arrestimit rezultoi edhe me preçedentë penalë.

17 vjeçari shqiptar jetonte në Kanada prej rreth 3 vjetësh

Top Channel