Itali, sulmohet me thikë, shqiptarja gjen vdekjen

13/07/2010 00:40

Një vajzë shqiptare u bë pre e një sulmi me thikë në qytezën e Kuneos, pranë Torinos në Italinë veriore, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas njoftimit të autoriteteve italiane, shqiptarja ndodhej nën shoqërinë e një miku italian në qendër të qytezës në momentin kur u sulmua me thikë. Nga sulmi e reja shqiptare, identiteti dhe mosha e së cilës nuk bëhet publike ka gjetur vdekjen. Mësohet se ajo qëndronte me dokumentacion të rregullt në vendin fqinj. Ndërkohë që i riu italian ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane ka nisur hetimet dhe dyshon se sulmi është ndërmarrë nga një shtetas shqiptar për motive xhelozie.

Top Channel