Doris Pack: Të zgjidhet ngërçi politik

07/07/2010 17:40

Eurodeputetja gjermane Doris Pack duke folur në seancën e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Kosovën, ka kërkuar zgjidhjen e ngërçit politik.

Ajo ka theksuar se bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës, është një vendim jostrategjik.

“Të zgjidhet ngërçi politik. Do të doja të thoja se kemi biseduar për bojkotin e parlamentit dhe e kemi kundërshtuar sepse është dicka jo strategjike. Duhet një parlament dhe një opozitë funksionale që të çojnë përpara detyrat. Ka shumë debate e konflikte, populli shqiptar kërkon paqe, punë dhe që ekonomia të funksionojë. Ky vend i bukur nuk duhet të shkatërrohet në mënyrë arbitrare”, theksoi Pack.

Top Channel