Turqia ultimatum Izraelit: Do prishim marrëdhëniet

05/07/2010 08:55

Turqia vazhdon ta mbajë të lartë tensionin pas incidentit të Gazas ku 9 shtetas turq në bordin e një anijeje humanitare me ndihma për palestinezët, humbën jetën pas sulmit të marinës izraelite.

Disa ditë më parë, kryeministri hebre Benxhamin Netanjahu tha se qeveria e tij nuk do t’i kërkonte falje Turqisë dhe ky qëndrim nuk i ka pëlqyer Ankarasë. Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu ka deklaruar se qeveria e vendit të tij do ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Tel Avivin nëse Izraeli nuk do kërkojë falje.

Ai njoftoi gjithashtu se do të mbyllen të gjitha hapësirat ajrore turke për fluturimet ushtarake izraelite. I cituar nga gazeta “Hurryiet”, shefi i dipplomacisë turke shtoi se Izraeli duhet të pranojë kushtet për një hetim ndërkombëtar për ngjarjen e 31 majit.  

Top Channel