Itali, pranga shqiptarit me 2 kg heroinë

05/07/2010 20:45

Një shtetas shqiptar është arrestuar pasditen e sotme në Itali, pasi është kapur në posedim të një sasie lënde narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet e vendit fqinj, sipas të cilave shqiptari me iniciale S.M u kap me dy kilogramë heroinë në portin e Barit.

Sipas burimeve, ai e kishte fshehur sasinë e drogës në makinë dhe e kishte ndarë në katër pako. Gjatë kontrollit të automjetit policia italiane sekuestroi edhe dy celularë.

Top Channel