Argjentinë, arrestohen disa tifozë

04/07/2010 10:50

Përleshje në Argjentinë pas disfatës së rëndë ndaj Gjermanisë në cerekfinalen e botërorit.

Në provincat Kordoba dhe Posados janë verifikuar përleshje mes tifozëve vendas dhe policisë. Në Kordoba dy të rinj u ndaluan nga policia pasi sulmuan një grup tifozësh gjermanë që festonin për fitoren e skuadrës së tyre.

Ndërsa në Posados policia ka arrestuar disa tifozë të tjerë për shkak të përleshjeve me disa brazilianë.

Top Channel