SHBA, gjykata lë në burg spiunët rusë

03/07/2010 20:15

Tre të dyshuarëve rusë të arrestuar në SHBA nën akuzën e spiunazhit u është mohuar e drejta për të qenë të lirë në këmbimi të pagimit të kaucionit.

Të dyshuarit janë kthyer në burg nga gjykata e Virxhinias, edhe pse dy prej tyre pranuan se ishin shtetas rusë dhe se jetonin në SHBA me emra të rremë.

Më herët e drejta për të paguar për lirinë iu mohua edhe gjashtë të dyshuarëve të tjerë në Nju Jork, ndërkohë që një tjetër vazhdon të jetojë në arrati në Qipro.

Prokurorët e cështjes kanë deklaruar se fëmijët e të dyshuarve Mikhail Kutzik dhe Natalia Pereverzeva do të dërgohen në Rusi për të jetuar me të afërmit.

Personat në fjalë jetonin në Shtetet e Bashkuara si cift me emrat e rremë Michael Zottoli dhe Patricia Mills.

Top Channel