Rreziqet e buxhetit të ri

03/07/2010 15:40

Ish-ministri i Financave ne qeverine socialiste Anastas Angjeli parashikon disa disa rreziqe me te cilat mund te ballafaqohet buxheti i ketij viti.

“Arsyeja me kryesore është mungesa në të ardhurat buxhetore që është e lidhur drejtpërsëdrejti me dy elementë: Me elementin e trajnimit dhe tkurrjes së rritjes ekonomike dhe me një apati te administrates fiskale ne mbledhjen e te ardhurave”, u shpreh Angjeli.

Qeveria ka pregatitur nje plan per shkurtimin e investimeve 25 perqind per te ulur borxhin publik, por nga ana tjeter ka nisur rritjen e pensioneve dhe pritet edhe nje rritje a pagave. Zoti Angjeli thote se ky nuk eshte skenari me i mire pasi frenohet rritja ekonomike.

“Se pari do te kete një ndikim negativ ne investime, per rrjedhoje edhe ne rritjen ekonomike, së dyti do te kete nje ndikim ne uljen e te ardhurave dhe te mendosh qe te ulesh te ardhurat, pavaresisht nga nje skenar tejet optimist qe kishte parashikuar qeveria që nuk eshte me i pershtatshmi”, u shpreh Angjeli.

Ish-ministri socialist thote se debati i sotme per buxheti eshte zhgenjyes edhe per shkak te krizes politike. Ai keshillon qeverine te zgjerojë spektrin e politikave te saj.

“Gara qe shpallet gjithnje per realizim apo mosrealizim te treguesve duhet te fokusohet ne nje harmonizim te politikave ekonomike me ato financiare, në një prononcim të prioriteteve dhe objektivave të qarta”, tha Angjeli.

Top Channel