Masakër në Nigeri/ Persona të armatosur vrasin të paktë 40 civilë, ushtria kryen sulme ajrore kundër bandave
Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një kamioni çisternë në Republikën demokratike të Kongos. (UPDATE)
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Shpërthimi i çisternës i ka vënë zjarrin të gjithë fshatit në lindje të vendit, në provincën e South Kivu.
Kamioni që vinte nga Tanzania, ishte plotë me benzinë.
Sipas autoriteteve, bilanci prej 200 të vdekurish është ende provizor, ndërkohë që në momentin e shpërthimit ndodheshin shumë fëmijë.
Në vendngjarje numërohen më shumë se 100 të plagosur.
Një zyrtar i policisë kongoleze që gjendej në Bukavu, ka konfirmuar zjarrin e dhjetra shtëpive në Sange, shumica e të cilave të ndërtuara me kallama dhe baltë.
Shkak mendohet të jetë shpejtësia e madhe e kamionit çisternë.
Top Channel