Kongo, shpërthimi për vjedhje të karburantit

03/07/2010 12:55

Ka qenë një tentativë për vjedhje që ka shkaktuar shpërthimin e një kamioni çisternë që në Kongo shkaktoi vdekjen e 200 personave.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Fides”, sipas së cilës bilanci i viktimave mund të rritet në 300.

Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur kur kamioni, që bënte pjesë në një karvan prej 5 mjetesh, është përmbysur në qendrën e fshatit dhe turma është afruar për të marrë karburant.

Top Channel