Ish-bashkëshorti i spiunes: Ndryshoi krejt papritur

03/07/2010 01:30

Ish-bashkëshorti i njërës prej të dyshuarve si spiune ruse në SHBA, shprehet se personaliteti i saj ndryshoi menjëherë pas nisjes së takimeve “misterioze me disa miq nga Rusia”.

Aleks Çapman i cili jeton në Angli rrëfen për gazetën britanike “The Daily Telegraph”, se si është njohur me Ana Çapman në vitin 2001. Ai ishte vetëm 21 vjeç ndërsa ajo një emigrante ruse në Angli 19 vjeç. 6 muaj nga takimi i parë ata vendosin martesën.

Sipas Aleks fillimisht Ana ishte mjaft e lumtur dhe sillej normalisht, pastaj pas krijimit të disa njohjeve misterioze me rusë të tjerë në Angli krejt papritur nisi të ndryshojë duke kërkuar me ngulm transferimin në SHBA.

Martesa e tyre mori fund në vitin 2005, kur sipas ish-bashkëshortit të spiunes Ana filloi të tërhiqej gjithmonë e më shumë pas parave dhe dëshirës për të shkuar në SHBA.

Top Channel