Batica e zezë, “BP” varros naftën nën rërë

03/07/2010 21:30

Uashingtoni ka hedhur akuza të reja ndaj kompanisë së naftës “British Petroleum”. Në një video shfaqen pamjet e naftës që nuk hiqet nga oqeani, por varroset poshtë rërës.

Videoja, i xhiruar nga një gazetar i Nju Orlins, është transmetuar në Youtube dhe më pas nga të gjitha mediat amerikane.

Pamjet tregojnë një plazh, ku rëra nuk është ashtu si duhet të jetë por kompakte dhe dyshimi është se në vend që të jetë hequr, nafta është groposur.

Top Channel