Tiranë, pranga agjentëve të rremë

02/07/2010 20:35

Drejtoria kundër krimit financiar, në bashkëpunim me njësinë e përbashkët hetimore pranë prokurorisë së Tiranë kanë realizuar me sukses operacionin e koduar “agjenti i rremë”.

Si pasojë janë vënë në pranga dy shtetas, Fatmir Fllaga 55 vjec lindur dhe banues në Tiranë dhe Adriana Ura, 26 vjec lindur në Shkodër dhe banuese në kryeqytet, të cilët akuzohen për veprat penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave zyrtare.

Dy të arrestuarit prezantoheshin si përfaqësues të zyrës së Interpol-it, duke u premtuar qytetarëve të ndryshëm se do t’i punësonin pranë kësaj strukture.

Në këmbim të shumave të konsiderueshme, ata i pajisnin viktimat me dokumenta identifikimi dhe pasaporta diplomatike false. Dyshohet se Fllaga dhe Ura kanë mashtruar më shumë se 100 persona.

Top Channel