Sondazhi: Obama, më mirë se Reagan

02/07/2010 19:20

Barack Obama është më mirë se Ronald Reagan por më keq se Bill Clinton. Kështu thotë një sondazh i ri që e vë presidentin aktual të Amerikës në vendin e 15-të.

Siena College u ka kërkuar 238 historianëve të presidencës që të klasifikojnë 43 banorët e Shtëpisë së Bardhë në bazë të 20 cilësive.

Kështu, Obama ka përfunduar 2 vende poshtë Clinton dhe tre vende sipër Reagan. George W. Bush renditet i 42-ti, ndërsa në krye mbetet prej vitesh Franklin Roosvelt, i ndjekur nga Abraham Lincoln, George Washington dhe Thomas Jefferson.

Top Channel