Obama: Ekonomia jonë, në drejtimin e duhur

02/07/2010 16:40

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se ekonomia e Shteteve të Bashkuara ndodhet në drejtimin e duhur, edhe pse duhet të përballet me drejtimin e kundërt të erës.

“Të dhënat mbi tregun e punës tregojnë një rritje për të gjashtin muaj rresht të vendeve të punës në sektorin privat”, ka pohuar Obama.

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, sinjale të tilla janë të rëndësishme, duke parë paqëndrueshmërinë e tregjeve.

Ndërkohë, taksa e papunësisë në SHBA ka zbritur papritur në 9.5 përqind për muajin qershor, nga 9.7% që ishte në maj.

Ekonomia amerikane në muajin që lamë pas ka humbur 125 mijë vende punë, më pak nga sa parashikonin analistët.

Top Channel