Australi, 20 vjet burg priftit

02/07/2010 14:50

Në një kohë që në SHBA sapo është ngritur akuza e parë zyrtare ndaj një prifti për ngacmime seksuale, në Australi një prift katolik është dënuar me 20 vjet heqje lirie.

Akuzat në dëm të tij për ngacmime seksuale ndaj nxënësve të shkollës janë vërtetuar, cka ka bërë që gjykatësi ta dënojë më 20 vjet burg. Bëhet fjalë për 60 vjecarin Sidney Denham, i lidhur me ngjarjet e bujshme të shkollës në Uellsin e Ri.

Shumë prej viktimave të tij frekuentonin shkollën “St Pius X” në Njukastëll ku Denham ishte përgjegjës i ndëshkimeve disiplinore. Sipas gjykatësit, disa prej krimeve kishin natyrë sadiste.

Top Channel