Afganistan, Petraeus mbërrin në Kabul

02/07/2010 18:50

Gjenerali amerikan David Petraeus, kreu i ri i forcave ndërkombëtare në Afganistan, ka mbërritur sot në Kabul.

Lajmin e bën të ditur nje burim i NATO-s. Gjenerali ka zbritur nga avioni me ambasadorin amerikan Karl Eikenberry dhe përfaqësuesin civil të NATO-s në Afganistan, Mark Sedwill.

Ata u pritën nga gjenerali David Rodriguez, shef i komandës së përbashkët të ISAF. Ceremonia për marrjen e udhëheqjes së kontigjentit ndërkombëtar prej 140 mijë ushtarësh do të zhvillohet pas disa ditësh.

Para se të mbërrinte në kryeqytetin afgan Petraeus kishte paralajmëruar ashpërsimin e luftimeve me talebanët, të cilët në ditët e fundit kanë sulmuar objektiva amerikanë.

Top Channel