Uragani “Alex” zbarkon në Meksikë

01/07/2010 09:10

Uragani “Alex” ka zbarkuar në veri-lindje të Meksikës, duke sjellë shira të dendura dhe erëra të forta. Mijëra persona janë evakuar nga zonat e ulëta përpara se stuhija të arrinte në kategorinë numër dy.

Erërat e forta pritet të godasin edhe jugun e Teksasit, ku është shpallur tashmë gjëndja e jashtëzakonshme.

Deti i trazuar për shkak të stuhisë ka penguar gjithashtu fushatën e “BP” për të pastruar naftën në Gjirin e Meksikës.

Varkat që ndodheshin në det për të mbledhur naftën e derdhur janë shoqëruar në breg nga roja bregdetare amerikane.

Dallgët e larta dhe erërat e forta të gjeneruara nga uragani kanë shtyrë gjithashtu naftën në plazhet e Luizianës.

Top Channel