Të shtëna me armë zjarri në Nice të Francës, dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
Guerrilasit talebanë në Afganistan kanë deklaruar se nuk bëhet fjalë që ata të hyjnë në negociata me forcat e NATO-s.
Reagimi i rebelëve vjen pasi komandantët amerikanë dhe kreu i ushtrisë britanike, gjenerali David Richards, sugjeruan se do të ishte e dobishme nisja e bisedimeve.
Deklarata e talebanëve është e papërkulur dhe pothuajse përbuzëse. Ata mendojnë se po e fitojnë luftën dhe nuk shohin asnjë arsye përse duhet të ndihmojnë forcat e NATO-s duke biseduar me to.
Ata mund të vlerësojnë, ndoshta gabimisht, se amerikanët janë në dizavantazh pas largimit të komandantit amerikan Stanley McChrystal javën e kaluar.
Talebanët janë të mendimit se kërkesa për negocim vjen si pasojë e dobësisë së forcave të NATO-s, që në qershor kanë pasur numrin më të lartë të vdekjeve, plot 102.
Top Channel